E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti i festave të fundvitit, Dhjetor 2018

Si cdo fundvit, edhe kësaj rradhe shkolla "Amadeus" organizoi koncert për festat e fundvitit. Dhjetori i vitit 2018 u kurorëzua me një koncert të mrekullueshëm nga nxënësit e shkollës Amadeus.

Të veshur të gjithë me ngjyrat që simbolizonin festën, secili prej tyre luajti pika solistike në instrumentet e tyre. Kishte edhe pika duo dhe në fund si zakonisht mbremja u kurorezua me ansamblin e shkollës, korin dhe në përciellje të pianos nga dy nxënëse të shkollës Amadeus.

Koncerti u mbajt me 20 Dhjetor 2018 me fillim ne orën 18:00, në Sallën koncertale të shkollës “Amadeus”, dhe në fund të programit, të gjithë nxënësve shkolla u shpërndau dhurata me rastin e festave të fundvitit.

20 Dhjetor 2018