E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Tashmë me traditë të koncerteve, edhe këtë fillim pranvere shkolla e muzikës “Amadeus” organizoi koncert dedikuar kësaj stine.
Nxënësit performuan pika solistike në intrumentet e tyre, solokëndim, duo e trio këngësh të përgatitura me shumë kujdes e dashuri.
Ky koncert si organizim para pushimeve pranverore u jep nxënësve një shtytje për të vazhduar tutje me mësime e ushtrime dhe për tu përgatitur më shumë për fundvitin shkollor.
Koncerti u mbajt me 29 Mars 2019, duke filluar nga ora 18:00, në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Amadeus”.
29 Mars 2019