E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti solistik i nxënëses tonë Elena Halilaj

Elena Halilaj u regjistrua për herë të parë në shkollën e muzikës “Amadeus” në mars të vitit 2016.

Me që kishte ndjekur kurse të këndimit privatisht në korin Xixëllonjat, prindërit e saj janë orientuar në shkollën Amadeus që Elena të vazhdojë shkollimin profesionalisht për zërin e saj të mrekullueshëm.

Prej fillimit, mësimdhënësja e Elenës, Adelina Paloja vërejti potencial dhe talent tek Elena dhe kjo e fundit kaloi planprogramin e një viti shkollor brenda një semestri. Gjatë po këtij semestri, Elena Halilaj ishte edhe fituese e bursës një semestrale në drejtimin e violinës nga shkolla e muzikës “Amadeus”. Kjo bëri që Elena të ndjek mësimet për dy drejtime njëkohësisht, violinë dhe solokëndim. Gjatë katër viteve shkollore Elena kaloi planprogram serioz për drejtimin e solokëndimit së bashku me mësimdhënësen e saj Adelina Paloja. Ajo morri pjesë në të gjitha koncertet organizuar nga shkolla “Amadeus”, si dhe në shumë gara e festivale kombëtare e ndërkombëtare si “Prishtina Kids Fest” në vitin 2016 ku u shpërblye me cmimin e tretë dhe Festivalin Ndërkombëtar “Tra la la” në Ohër, në vitin 2017. Elena gjithashtu në Prill të vitit 2018, përfaqësoi Kosovën në mesin e 17 shteteve pjesëmarrëse në festivalin “Euro Stars në Maltë”. Ky Festival ka karakter garues dhe konsiderohet privilegj i rrallë për artistët e rinj që dëshirojnë të promovohen në industrinë e muzikës.  Vitin e fundit të mësimeve për solokëndim Elena e ndoqi tek mësimdhënësja Vita Guhelli. Së fundmi në Qershor të vitit 2019, Elena Halilaj u shpërblye me dy cmime në Festivalit ndërkombëtar të arteve në Itali “Magia Italiana”. Ajo morri cmimin e dytë si dhe u shpall zëri më i mirë i festivalit. Pjesëmarrës në këtë festival ishin mbi 100 fëmijë dhe të rinj që përfaqësuan 17 shtete të Evropës.

Në fund të vitit shkollor 2018/2019, në koncertin e fundvitit shkollor Elena përfundoi shkollimin e ulët në drejtimin e solokëndimit ku edhe e pati ceremoninë e diplomimit.

Tueqenëse Elena Halilaj është nxënëse shumë e talentuar, punëtore dhe e përkushtuar, më 12 Qershor 2019, shkolla e muzikës “Amadeus” organizoi koncertin e parë solistik të saj në sallën koncertale të po kësaj shkolle.  Mund të thuhet pa hezitim se Elena ka shkëlqyer me zërin e saj. Mësimdhënësja e saj, Vita Guhelli thot se Elena ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar në këtë profesion, vetëm se gjithmonë nevoitet shumë punë dhe përkushtim.

Në koncertin e saj të parë solistik, Elena këndoi vepra nga Musa Piperku, R. Sokoli, Lucio Dalla, T. Rrota, Alex North, Rick Allison, A. Prodani vepra këto me kërkesa mjaft të mëdha për ti realizuar. Me përciellje të pianos nga mësimdhënësja e saj Vita Guhelli, dhe me zërin e aktrimin të Elenës koncerti emocionoi dhe depërtoi tek i gjithë publiku. Me zërin e saj prej një solokëngëtareje të re por me mjaft përvojë në skenë, Elena dëshmoi se talenti, dashuria dhe puna sjellin rezultate mahnitëse.

 Në këtë koncert gjithashtu ishte mysafir edhe nxënësi i vitit të VII – të në piano, Ylljon Kurti

Elena Halilaj është gjithashtu nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së IX - të në shkollën "Don Bosko” në Prishtinë

Qershor 2019