E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësit e shkollës "Amadeus" Luiza dhe Martin Beqiri përzgjedhen për garat republikane

Luiza dhe Martin Beqiri janë nxënës të shkollës së muzikës "Amadeus" tash e 4 vite. Luiza ndjek mësimet për piano dhe këndim, ndërsa vëllau i saj Martini ndjek mësimet për kitarë dhe këndim.
Si dy nxënës të talentuar dhe punëtorë, ata marrin pjesë rregullisht në koncertet e shkollës "Amadeus", si dhe koncerte e festivale të ndryshme të artit dhe muzikës për fëmijë.
Në garat e organizuara nga Ministria e Arsimit ata fillimisht u përzgjodhen në garat komunale për këndim, për të vazhduar pastaj me pjesëmarrje në garat shtetërore për këndim. Pjesëmarrja e tyre ishte një satisfaksion i veçantë dhe dëshmi e mrekullueshme për punën që ata bëjnë në shkollën e muzikës me mësimdhënësen e tyre Vita Guhelli.

Luiza dhe Martin Beqiri janë duke u pregaditur që në shtator 2019 të marrin pjesë në festivalin internacional për fëmijë dhe të rinj "Rising Stars". Festival ky me karakter garues ku marrin pjesë të gjitha shtetet shqipfolëse dhe shtetet Evropiane.

E veçantë e këtij Festivali është se është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në trojet shqiptare, dhe se pjesëmarrësve u ipet mundësi të ftohen nga festivale të ndryshme të huaja dhe të promovojnë talentet e tyre. 

Luiza dhe Martin Beqiri janë gjithashtu nxënës të shkëlqyeshëm të shkollës fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë

23 Qershor 2019