E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncert për ditën ndërkombëtare të gruas - 8 Marsin

Më 6 mars 2020, prej orës 18:00, në sallën koncertale të shkollës së muzikës “ Amadeus” u mbajt koncerti kushtuar ditës ndërkombëtare të gruas.

Ky koncert i cili në këtë kohë të vitit organizohet për ditën e Pranverës, kësaj rradhe u organizua më herët dhe iu dedikua gruas/nënës me moto: “Zëri i saj le të dëgjohet përherë”

Salla e koncertit ishte e mbushur përplot me nëna, motra,gjyshe, mike dhe familjare të nxënësve të cilat i kishin ftuar me shumë gëzim në këtë koncert

Pas përfundimit të paraqitjes së nxënësve me pikat e tyre solistike në instrumente dhe këndim, në fund u paraqit kori i shkollës ku të gjithë nxënësit mbanin në duar nga një trëndafil të kuq.

Pikat e korit u kënduan për nënën dhe në fund lulet iu dhuruan atyre me shumë dashuri

6 Mars 2020

Prishtinë