E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

"Amadeus" uron Vitin e Ri me një video përmbledhje

Me rastin e festave të fundvitit 2020, shkolla e muzikës Amadeus përmbledhi në një video disa minutëshe punën e saj 1 vjeçare duke përfshirë edhe mësimin gjatë pandemisë dhe mbylljes. Në këtë video u përfshinë edhe të gjitha sukseset e nxënësve dhe puna e të gjithë stafit edhe në kohërat më të vështira të pandemisë. Me që për shkak të situatës me pandeminë, shkolla nuk organizoi koncert fizikisht në sallën koncertale për të ruajtur shëndetin publik dhe të nxënësve dhe personelit të shkollës. Përvec videos së përmbledhur dhe urimit, shkolla jonë ka bërë videoincizime në sallën koncertale, ku secili nxënës vec e vec ka luajtur pjesët e planprogramit të cilat në kushte normale do t’I kishte luajtur në koncert. Secili videoincizim i është dërguar prindërve për të parë arritjet e fëmijëve të tyre dhe duke ju mundësuar kështu edhe të shpërndajnë këto video në rrjete sociale me publikun.

Më poshtë mund të gjeni linkun e videos 

https://www.facebook.com/163811050320562/videos/427326958446893

Prishtinë, dhjetor 2020

Shkolla e muzikës “Amadeus”