E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësit e "Amadeus" rrëmbyen çmime në garat internacioinale " Pianisti i Ri"

Më 19 dhe 20 Qershor në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren u mbajt edicioni i 14-të i garave internacionale të pianos “Pianisti i ri”

Në këtë garë, në mesin e shumë pjesëmarrësve ishin edhe 4 nxënëset e shkollës tonë. Ato treguan një sukses shumë të mirë në ekzekutim ku edhe u shpërblyen me cmimet për kategorinë e nivelit të tyre

 

Arjona Ramadani – vendi i dytë – 90 pikë – kategoria B1 (mësuesi Alzan Gashi)

Luizë Beqiri – vendi i tretë – 87 pikë – kategoria B2 (mësuesi Alzan Gashi)

Leonisa Bytyqi – vendi i tretë – 87 pikë – kategoria A3 (mësuesi Alzan Gashi)

Noa Basha – diplomë – 81 pikë – kategoria B (mësuesja Elza Mehmeti)

Jemi shumë krenarë me arritjet dhe sukseset e nxënësve tona. I falenderojmë shumë mësimdhënësit e tyre për punën e përkushtimimin dhe prindërit për bashkëpunimin.

U urojmë shumë suksese tutje

Prishtinë 21 Qershor 2021