E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Diplomoi gjenerata e 13-të e drejtimit të Solokëndimit


Gjenerata e 13-të prej hapjes së drejtimit të solokëndimit, diplomoi këtë vit shkollor. 
Përgjatë këtyre viteve, këta nxënës punuan e u zhvilluan shumë. Morrën pjesë në më shumë se dhjetra koncerte të shkollës dhe jashtë saj të formacioneve të ndryshme.
 Rrëmbyen çmime në gara e festivale të ndryshme. 
Me një punë të mrekullueshme të mësueses së tyre të solokëndimit, Vita Guhelli, ata arritën suksese të shumta gjatë shkollimit.
Duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi, urojmë që këndimi dhe muzika të jetë përherë pjesë e jetës së tyre.
Urime [🎓]
Prishtinë 24 Qershor 2021