E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Shkolla jonë merr donacion nga Naperville, Illinois (SHBA)

Pjesa më e rëndësishme e punës është edhe literatura me të cilën punohet në shkollën tonë, sidomos me fëmijë.

Këtë herë shkollës “Amadeus” iu pasurua biblioteka me një numër të madh librash për piano, piano duo, instrumente harkore dhe ansamble të vogla kamertale për fëmijë.

Ky donacion u bë i mundur nga mësuesja Carrie Tedrahn nga Amerika, mësuese e pianos në Elman's Music Center në Naperville - Illinois

Një falenderim i përzemërt për Mrs. Tedrahn që pasuroi bibliotekën tonë. Librat do të përdoren me shumë kënaqësi e zell nga mësuesit dhe nxënësit tonë

7 Shkurt 2022