E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Diplomimi i gjeneratës 2018 - 2022

Diplomimi, gjithmonë sjellë emocion dhe ndjenjë të veçantë krenarie.

Këtë vit diplomoi për klarinet, Bujari, ndërsa Fjona dhe Justina në drejtimin e solokëndimit.

Ishte kënaqësi dhe krenari të i perciellim çdo ditë në arritjet e tyre.

Gjatë këtyre viteve ata morrën pjesë në shumë paraqitje publike, u shpërblyen me çmime prestigjioze në gara të nivelit ndërkombëtar. Bujari, Justina dhe Fjona treguan sukses shembullor në mësime dhe sjellje. U dëshirojmë shumë sukses e mbarësi në rrugëtimin e tyre artistik.

Urime dhe përgëzime gjithashtu për mësimdhënësit e tyre Vita Guhelli dhe Vehbi Shosholli për punën me aq durim, përkushtim e dashuri.

 

26 Qershor 2022