E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Njoftim - shpallje për regjistrime në orkestrën e fëmijëve

Shkolla e Muzikës Amadeus shpall të hapur regjistrimin e nxënësve në orkestrën e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”, për drejtimet:

-Violinë

- Violë

- Violonçel

- Klarinetë

- Flaut

- Kitarë

- Saksofon

- Trumpetë

- Horne

- Trombon

Regjistrimet janë të hapura për të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe jopublike të muzikës që kanë përfunduar së paku vitin e parë në njërin nga drejtimet e lartcekura. Mosha 8 deri në 17 vjeç.

Të drejtë regjistrimi kanë edhe nxënësit fillestarë por të njejtit do të mund të jenë pjesë e orkestrit pasi të përfundojnë 1 vit shkollor të mësimeve për instrumentin që kanë zgjedhur.

Verifikimi dhe regjistrimi i nxënësve do të mbahet në objektin e shkollës “Amadeus” sipas orareve të caktuara përmes numrave të telefonit të shënuar më poshtë.

Pas regjistrimeve, nxënësit do të ndahen në grupe sipas klasave dhe niveleve që ata vijojnë dhe do të caktohen oraret e fillimit të mësimeve dhe provave në shkollën “Amadeus”.

Për më shumë info, ju lutem na kontaktoni në:

+383 49 180008

+383 44 180008

info@shkollaamadeus.com

shkollaemuzikesamadeus@gmail.com