E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri hapjen solemne të kuvendit komunal të Prishtinës duke luajtur himinin kombëtar dhe këngën “Për ty atdhe”
Ishte një satisfakcion I veçantë për shkollën si themeluese e orkestrës, për nxënësit të cilët punuan aq shumë, për dirigjentin dhe prindërit.
Falenderojmë shumë komunën e Prishtinës, vecanërisht drjetoreshën e kulturës, znj. Arta Balaj për bashkëpunimin, përkrahjen si dhe nxënësit nga shkolla Prenk Jakova në Prishtinë.
Përvec të tjerash, orkestra e fëmijëve “Amadeus” ka realizuar edhe dy këngë të xhiruara profesionalisht në sallën koncertale të shkollës “Amadeus”, linkun e të cilave mund ta gjeni të bashkëlidhur më poshtë.
https://fb.watch/kjvNSVjxEY/ - HIMNI I FLAMURIT
https://fb.watch/kjvOEJntsm/ - PËR TY ATDHE
Gëzuar 15 Vjetorin e Pavarësisë Kosovë, sepse e ardhmja është e ndritur me këta fëmijë