E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Mirënjohje për mësimdhënësin dhe dirigjentin e orkestrës Vehbi Shosholli

Me datë 13 Mars 2023 mësimdhënësit dhe stafi i shkollës "Amadeus" u mblodhën për t'festuar punën e përkushtuar dhe sukseset e nxënësve që po na bëjnë krenarë çdo ditë
Veçantia e mbrëmjes ishte edhe ndarja e mirënjohjes për mësuesin e klarinetës, udhëheqësin e orkestrës dhe mësimdhënësin shembullor, Vehbi Shoshollin. Vehbiu është angazhuar shumë për të shtyer përpara nxënësit e tij në lëndën e solfezhit dhe klarinetës. Kontributi dhe angazhimi i tij është tejet i madh në aranzhimin e parteve të orkestrës dhe dirigjimit të kësaj të fundit. E falenderojmë shumë për punën dhe përkushtimin. Urime dhe suksese tutje!

Mars 2023