E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti i festave të fundvitit

Shkolla e Muzikës "Amadeus" organizon koncertin e 35 - të me rradhë për festat e fundvitit.
Koncerti do të mbahet të enjtën më 24.12.2015 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë, prej orës 18:00.
Të ftuar special në këtë koncert janë fëmijët e "Down Syndrome Kosova" dhe Fëmijët e SOS - fshatit në Prishtinë, ku me rastin e festave të fundvitit shkolla ka përgatitur dhurata për këta fëmijë si dhe për nxënësit performues.