E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti i fundvitit shkollor 2015/2016

Shkolla e Muzikës "Amadeus" organizon koncertin e fundvitit shkollor 2015/2016. Koncerti mbahet të shtundën më 11 Qershor 2016, ora 12:00 në Swiss Diamond Hotel.  Në koncert do të  marrin pjesë nxënësit e shkollës me interpretime në instrumente dhe solokëndim. Koncerti do të hapet me grupin e baletit, pastaj me interpretimet në instrumente muzikore, duo, trio, ansamble dhe do të përfundojë me 2 solistë dhe përcielljen të korit të shkollës. Ky është koncerti i 37 me rradhë i organizuar nga shkolla e muzikës Amadeus me nxënësit dhe mësimdhënesit e saj.
Suksese për nxënësit !!!