Nxënësit e Amadeus shpërblehen në garat e Pianistëve të Rinj

Pjesëmarrja e nxënësve nga shkolla e Muzikës “ Amadeus” u tregua shume e suksesshme në edicionin e IX - të të festivalit " Pianisti i Ri" Viola Brovina dhe Ema Thaci u shpërblyen për ekzekutimet e nivelit.

Viola Brovina, nxënëse e klasës së II – të, u shpërblye me vendin e II – të të kategorisë A, me gjithësejt 84 pikë

Ema Thaci gjithashtu nxënëse e klasës së II – të, u shpërblye me vendin e II – të të kategorisë A, me gjithësejt 83 pikë.

Tashmë nxënësit e shkollës Amadeus janë pjesëmarrës aktiv të garave me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Kjo falë punës së përkushtuar të stafit mësimor dhe angazhimit të nxënësve dhe prindërve.