E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Elena Halilaj nxënëse e Amadeus, fiton audicionin për pjesëmarrje në Prishtina Kids Fest

Juria në përbërje të Adelina Palojës, Denik Prizrenit dhe Safet Berishës, pas një audicioni të hapur, ka përzgjedhur tetë fëmijë nga dy grupmosha për të marr pjesë në natyën finale të këtij festivali ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Janë shpallur finalistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të këndimit ”Prishtina Kids Fest“ që sivjet shënon 7 vjetorin e tij.

Juria pas një audicioni të hapur ka vlerësuar se kandidatët më të mirë në kategorinë prej 7 deri në 10 vjeç janë Stina Shala, Hana Orllati, Erza Hasolli, Eros Hysaj ndërsa në kategorinë e dytë prej 11 deri në 15 vjeç më të mirët në këtë audicion janë shpallur Greta Azizi, Jona Zeneli, Elena Halilaj, Natyra Ademi.

Elena Halilaj është nxënëse e shkollës së muzikë " Amadeus" në Prishtinë. Ajo tash e 2 vite ndjek mësimet e solokëndimit dhe violinës.

Në mbrëmjen finale të këtij festivali, përpos solistëve nga Kosova do të garojnë solistët nga Gjermania, Sllovenia, Maqedonia, Turqia, Rumania, Shqipëria, Bullgaria. Te rinjët që vijnë, janë fitues te cmimeve te ndryshme ndërkombëtare.

Në natën finale që do të mbahet me 29 Tetor do të ndahen nga tri shpërblime në dy kategori dhe çmimi më i madh i Festivalit, për vokalin më të mire të të dy kategorive “Grand Prix”.

Festivali Ndërkombëtar i këndimit ”Prishtina Kids Fest“ është festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, të cilin e organizon Qendra Multikulturore Internacionale për Fëmijë dhe të Rinj “Xixëllonjat”, me drejtoreshë Drita Rudi. Festivali ka për qëllim stimulimin dhe avansimin e produksioneve të reja muzikore për fëmijë dhe krijimin e yjeve të reja duke bere zbulimin e vokaleve me te mira.

Gjithashtu, festivali ka për qëllim krijimin e mundësive të bashkëpunimit dhe njohjes të fëmijëve të shteteve të ndryshme.

Festivali është i koncipuar si spektakël ku Ambasadorët e vegjël kulturorë do të kenë mundësi të shprehin muzikalitetin dhe kulturën nga shteti që e përfaqësojnë. Ditët e festivalit do të jenë festë dedikuar pikërisht atyre, shkruan KultPlus.com