E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti solistik i nxënëses së shkollës " Amadeus" - Jora Ismaili

Jora Ismaili është nxënëse e klases së V – të në shkollën e muzikës Amadeus, në drejtimin e pianos. Tueqenësë Jora është një nxënëse shumë e talentuar, punëtore dhe e përkushtuar, ajo me 23.12.2016 mbajti edhe koncertin e saj të parë solistik në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Amadeus”. Arsimtari i saj i pianos, Visar Osmani thot se Jora ka një potencial mjaft të madh për tu zhvilluar në këtë profesion, vetëm se nevoitet gjithmonë shumë punë dhe përkushtim. Në koncertin e saj të parë solistik Jora luajti pjesë nga Mozarti, Beethoveni, Avni Mula, A.Paparisto etj. Me tinguj të bukur që nxorri prej një pianisteje shume të re, Jora dëshmoi se talenti dhe puna e përkushtuar japin rezultate të dukshme. Jora është gjithashtu nxënëse e shkëlqyer e klasës së VI - të në shkollën fillore.
Në këtë koncert gjithashtu morrën pjesë edhe 3 tre nxënës të shkollës së muzikës " Amadeus", Ardrit Ramadani, Vesa Kasapolli dhe Linor Sadiku, të cilë gjithashtu janë nxënës të prof. Visar Osmanit

Prishtinë 24.12.2016