E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti pranveror i viti shkollor 2016/2017

Shkolla e Muziës “ Amadeus” organizoi koncertin pranveror të vitit shkollor 2016/2017 me nxënësite saj. Koncerti u mbajt më date 06.04.2017 prej orës 18:30, në sallën koncertale të shkollës së muzikës “ Amadeus”. Ky është koncerti i 39 me rradhë i organizuar nga shkolla që prej vitit 2002.

Tashmë me traditë në edukimin muzikor, koncertet e shkollës i ndihmojnë shumë nxënësve në paraqitjet publike të cilat janë pjesë e domosdoshme e një instrumentisti, solokëngëtari apo artistit në përgjithësi. Programi i këtijë koncerti kishte 41 pika dhe zgjati 90 min.

Nxënësit performuan si instrumentistë solistë, solokëngëtarë në perciellje të korit, ansamble dhe kori i shkollës. Pas koncertit ishte organizuar një koktej rasti me prindërit, mësimdhënësit, nxënësit dhe të ftuarit e tjerë.