E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Parashkollorët muzikor - Planprogrami amerikan me atraktiv në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë – PLANPROGRAM MUZIKOR AMERIKAN PËR MOSHAT 4 – 6 VJEC

Ky planprogram është program i paraparë për moshat parashkollore, i cili  pregaditë fëmijët për mësim në instrument. Mësimi konsiston në njohjen e notave muzikore, vlerat e tyre, ritmin, këndimin e tingujve si dhe ekzekutimin e këtyre notave në instrumentet e veçanta.

Këto instrumente janë në formë të zileve me ngjyra të ndryshme dhe secila ngjyrë identifikon notën e caktuar dhe tingëllimën e saj. Prioriteti i këtij programi parashkollor është se fëmijët mësojnë dhe zbatojnë në të njejtën kohë disa veprime: Ritmin, melodinë dhe këngën përmes ngjyrave dhe tingullit.

Loja në instrument muzikorë aktivizon të dy hemisferat e trurit në atë mënyrë që asnjë aktivitet tjetër nuk e bënë, prandaj edhe është i rëndësisë së veçantë angazhimi i fëmiut në aktivitet muzikorë.

Planprogrami me të cilin do të punojmë, është planprogram amerikan dëshmuar për efikasitet te fëmijët e kësaj moshe. Fëmijët përmes lojës, argëtimit, ngjyrave dhe këngëve të njohura për fëmijë përvetësojnë bazat muzikore. Fëmijët do të njohin notat, vlerat e notave, ritmin, tingullin e secilës notë dhe përmes tyre do të jenë në gjendje të ekzekutojnë melodi të thjeshta muzikore. Këto baza janë ndihmesë e madhe për fillimin e shkollimit të rregullt muzikor.