E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Kolazh i koncerteve për festat e fundvitit 2017

Shkolla e Muzikës Amadeus me rastin e festave të fundvitit organizon cdo herë koncert festiv. Këtë herë në javën e fundit të dhjetorit shkolla organizoi 3 ditë rradhazi koncerte me nxënësit e saj.

Dita e parë e koncertit ishte e dedikuar për nxënësit e shkollave filore “ Naim Frashëri”, “Pavarësia”, “Iliria” dhe “Gjergj Fishta”. Nga këto shkolla ishin të ftuar nxënës së bashku me mësimdhënësit e tyre të muzikës.  Pas koncertit, nxënësit e ftuar nga shkollat e lartëpërmendura u testuan ritmikisht dhe melodikisht për të konstatuar se kush nga ta ka potencial dhe talent për muzikë. Ky koncert ishte i përkrahur nga Komuna e Prishtinës për të identifikuar talentët potencial.

Dita e dytë e koncertit u mbajt më 20.12.2017 për publikun e hapur dhe këtu morrën pjesë nxënësit fillestarë, klasët e para të shkollës Amadeus dhe kursistët. Nxënësit edhe pse fillestarë, u treguan shumë të mirë në instrumentet e tyre, në performim dhe qëndrim në skenë.

Dita e tretë e koncertit u mbajt më 21.12.2017 gjithashtu për publikun e hapur, por këtu morrën pjesë nxënësit e klasës së II – të, III-të, IV-të, V-të, VI-të dhe VII – të. Të gjithë nxënësit të veshur me klasë, performuan mrekullisht dhe e kënaqën publikun me artin e tyre. Edhe pse të rij në moshë nxënësit treguan art dhe shumë muzikalitet. U tregua punë e përkushtuar nga mësimdhënësit.

Kori i shkollës gjithashtu performoi në këtë datë, duke kënduar keshtu 3 këngë të përzgjedhura nga mësuesi i solfezhit.

Prishtinë 22.12.2017