E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Parashkollorët muzikor përfundojnë vitin e parë shkollor

Viti i parë shkollor me muzicientët e vegjël nuk kishte si të ishte më i mirë. Ata gjatë tërë vitit u argëtuan duke mësuar notat si dhe duke luajtur në instrumentin e tyrë të parë muzikor.

Planprogrami amerikan i dizajnuar për moshat 4 – 8 vjec, u tregua tejet i suksesshëm dhe me shumë benefite për fëmijët.

Në programin e fundvitit shkollor, fëmijët performuan 2 ushtrime ritmike para prindërve dhe publikut si dhe 2 ushtrime melodike e këngë të cilat i luajtën në instrumentet e tyre muzikore (zilet me tinguj e ngjyra).

Fëmijët treguan shkathtësitë që kishin fituar në mbajtjen e ritmit, leximit të notave dhe performimit në instrument. Ishte mbresëlënës reagimi I publikut.

Fëmijët gjithashtu u paisen me certifikata për përfundimin e vitit të parë të parashkollorit muzikor.

Qershor 2018