E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Auron Ismaili u regjistrua për herë të parë në shkollën e muzikës “Amadeus” në shtator të vitit 2014.
Talentin, dëshirën dhe dashurinë e tij për këndimin e kanë vërejtur prindërit e Auronit si dhe mësimdhënësit në shkollën e tij fillore. Prej momentit të parë dhe orës së parë, mësimdhënësja e tij Adelina Paloja ishte optimiste për potencialin që ka Auroni. Gradualisht duke kaluar planprogram Auroni në cdo koncert ipte performancë të shkëlqyer si dhe shumë emocion për publikun.
Në fund të vitit shkollor 2017/2018, në koncertin e fundvitit shkollor Auroni përfundoi shkollimin e ulët në drejtimin e solokëndimit ku edhe e pati ceremoninë e diplomimit.
Tueqenëse Auron Ismaili është nxënës shumë i talentuar, punëtor dhe i përkushtuar, më 25 Qershor 2018, shkolla e muzikës “Amadeus” organizoi koncertin e parë solistik të Auronit në sallën koncertale të po kësaj shkolle. Mund të thuhet pa hezitim se Auroni ka shkëlqyer me zërin e tij. Mësimdhënësja e tij, Adelina Paloja thot se Auroni ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar në këtë profesion, vetëm se gjithmonë nevoitet shumë punë dhe përkushtim.
Në koncertin e tij të parë solistik, Auroni këndoi vepra nga Rolf Roland, Avni Mula, Jeff Guilen, Feim Ibrahimi, Gac Cuni, vepra këto me kërkesa mjaft të mëdha për ti realizuar. Me përciellje të pianos nga pianisti Gent Kumnova, dhe me zërin e aktrimin e Auronit koncerti emocionoi dhe depërtoi tek i gjithë publiku. Me zërin e tij prej një solokëngëtari të ri, Auroni dëshmoi se talenti, dashuria dhe puna sjellin rezultate mahnitëse.
Në këtë koncert gjithashtu ishin musafir edhe 2 nxënës të tjerë të shkollës së muzikës “Amadeus”, Ylljon Kurti klasa V – të piano dhe Arjona Ramadani, klasa II – të piano
Auroni është gjithashtu nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së VIII - të në shkollën " Prishtina High School"
Qershor 2018