E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Rreth Nesh

​Shkolla e Muzikës “Amadeus”  është e themeluar në vitin 2002 nga pianistja e parë e diplomuar Kosovare Valbona Pula – Petrovci.  Kjo shkollë tani më me traditë  16 vjecare ofron mësime në drejtimet: Piano, Violinë, Kitarë, Flaut, Klarinet, Balet, Bateri, Saksofon, Violoncelo, Violë,  Solokëndim si dhe lëndën Solfezhë si pjesë e domosdoshme e procesit mësimor.

Që nga shtatori i vitit 2017 shkolla e muzikës "Amadeus" ka pasuruar planprogramin e saj edhe me një mundësi për fëmijët e moshave 4 - 6 vjec. 

Ky planprogram është plangram amerikan dhe paisje muzikore profesionale të dizajnuara për moshat 4 - 6 vjec, ku fëmijët mësojnë notacionin bazik muzikor, zhvillojnë veshin muzikor dhe ritmin, luajnë në instrumentet e tyre të para dhe të gjitha këto i mësojnë përmes lojës, këngës dhe ritmit. Për të mësuar më shumë ne lidhje me këtë planprogram vizitoni linkun e më poshtëm

http://shkollaamadeus.com/Al/ngjarjet/84/musical-preschoolers-the-most-attractive-curriculum-in-kosovo/

Më 4 Shtator 2022 shkolla e muzikës "Amadeus" ka themeluar orkestrën e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus".  Kjo është orkestra e parë e fëmijëve e themeluar në Kosovë dhe ka për qëllim kompletimin artistik të nxënësve që ndjekin mësimet në instrument muzikor.  

Shkolla e Muzikës “Amadeus” është e licencuar nga Ministria e Arsimit dhe është shkolla e parë private e këtij lloji te ne.

Shkolla ka stafin e saj professional  puna e të cilëve dëshmohet me paraqitjet publike të nxënësve.

Për këto 20 vite përvojë, shkolla Amadeus ka nxjerrë kuadro të nivelit, të talentuar dhe të pregatitur për të vazhduar mësimet e mëtutjeshme.  Me përfundimin e shkollimit, nxënësit pajisen me diploma për kryerjen e shkollës së ulët të muzikës ose me certifikatë për përfundimin e programit përkatës.

Kjo shkollë rregullisht organizon 3 koncerte në vit, me të gjithë nxënësit e saj.  Në koncertet e organizuara përpos pikave solistike dhe ansambleve kamertale merr pjesë edhe i gjithë kori i shkollës me program të përzgjedhur. Përvec kësaj shkolla organizon shpesh edhe koncerte humanitare si  për fëmijët me nevoja të vecanta, fëmijët me down syndrome, fëmijët e sos fshatit etj. Nxënësit e kësaj shkolle marrin pjesë në gara me karakter kombëtar e ndërkombëtar, dhe deri tani janë shpërblyer shpesh për pjesëmarrjet e suksesshme.

Shkolla ka objektin e saj vetanak me të gjitha kushtet dhe instrumentet e nevojshme për mësim cilësor, si dhe posedon sallën e saj koncertale.

Është i pamohueshëm kontributi i kësaj shkolle në edukimin dhe arsimimin profesional muzikor të brezave të rinj.  Kjo shkollë  i kthen fëmijët  në botën e artit të mirëfillt sepse muzika dhe loja në instrument ndikon fuqishëm në formimin e një personaliteti komplet në të ardhmen.

“Muzika dhe loja në instrument, botë më e pasur për fëmiun tuaj”

"Ofroni fëmiut tuaj mundësinë të formohet si personalitet komplet"